Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të martën në fshatin Rogovë se qytetarët e këtij vendi, do t’i japin mbështetjen e tyre LDK-së.
Hoti ka shtuar se vetëm në këtë mënyrë bëhet e mundur ruajtja e shtetit dhe zhvillimi i tij.
“Rogova gjithmonë besnike ndaj LDK-së!Unë besoj fuqishëm se qytetarët e këtij vendi, do t’i japin mbështetjen e tyre LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse vetëm në këtë mënyrë bëhet e mundur ruajtja e shtetit dhe zhvillimi i tij. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Hoti./Insajderi.org