×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier: Kemi sinjalizuar deri më tani se jemi të pakënaqur me partneritetin me Qeverinë

    Insajderi
    29 February 2024 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur për raportet me Qeverinë e Kosovës, sipas tij mund të ketë partneritet të mirë dhe të fortë, partneritet më pak të fortë dhe partneritet të pamjaftueshëm.

    Hovenier tha se Qeveria nuk ka qenë e vëmendshme ndaj shqetësimeve që janë ngritur.

    “Mund të jem i sinqertë, nuk mendoj se qeveria ime mund të sinjalizojë më qartë se mënyrat që kemi sinjalizuar deri më tani se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Qeverinë Kurti në këtë kohë, se nuk besojmë se Qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që ne kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të rregullores së Bankës Qendrore”, ka thënë Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark