×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier pas takimit me Kurtin: Ia përsërita sërish kërkesën për themelimin e Asociacionit

    Insajderi
    18 May 2023 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

    Hoevenier tha se Kurtit ia ka përsëritur kërkesën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe teksa shton se ia konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fushat.

    “Pata një takim me kryeministrin Kurti, siç e kemi rregullisht. Patëm një takim ku diskutuam për një sërë cështjesh. Sot kaluam kohë duke diskutuar për procesin e dialogut dhe diskutuam për kryetarët e rinj të zgjedhur në veri si dhe po ashtu kemi diskutuar edhe për sfidat ekonomike”.

    “Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara të mbështesin Kosovën në shumë çështje si ato ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe padyshim të ndihmojmë Kosovën që të marrë vendin e saj në rrugën evropiane. Ia rikujtova atij një mesazh që e kemi dhënë tash e disa herë që duhet të ecet përpara me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes” deklaroi Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark