×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenieri shtron iftar për komunitetin mysliman të Ambasadës

    Insajderi
    27 March 2024 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka organizuar iftar për komunitetin mysliman të Ambasadës.

    Organizimi, që është i dyti pas atij të vitit të kaluar, për Hovenierin shënon një moment të mirë për të ndarë së bashku traditat dhe zakonet e Kosovës gjatë Ramazanit.

    “Për të dytin vit me radhë tani, isha i nderuar të merrja pjesë në darkën e iftarit të komunitetit të Ambasadës. Jam i kënaqur që pata mundësinë të mirëprisja kaq shumë anëtarë të familjes në Ambasadë për të prishur agjërimin dhe për të ndarë traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit”, u shpreh Hovenieri në një postim në platformën X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark