×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxhaj-gastronomëve: Plani jonë për Rimëkëmbje, mbështetje për biznese dhe punëtorë që kanë humbur punën gjatë pandemisë

    Insajderi
    14 January 2021 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka takuar sot gastronomët, ku ka shplaosur një pjesë të planit për Rimëkëmbje, duke thënë se PDK me këtë plan do të kujdeset për bizneset dhe punëtorët që kanë humbur punën gjatë pandemisë.

    Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se gastronomia është njëri prej sektorëve më të goditur nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid19.

    “Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, u shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për Rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë.”, ka shkruar Hoxhaj.

    Ai ka thënë se zotohet që me planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojnë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalin nga kjo situatë edhe më të fortë, njëkohësisht duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore përkatëse.

    Lexoni të plotë statusin e tij:

    Gastronomia është njëri prej sektorëve më të goditur nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid19. Mjerisht, kjo kategori nuk është ndihmuar nga shteti aq sa ka pasur nevojë.

    Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, u shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për Rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë.

    Partia Demokratike dhe unë si kryeministër zotohemi që me planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojmë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalim nga kjo situatë edhe më të fortë, njëkohësisht duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore. #Rimëkëmbje

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark