Nga Krusha e Madhe e Ukshin Hotit, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se do ta rimëkëmbin shtetin ashtu siç e kishte vizion heroi Ukshin Hoti.
Hoxhaj ka thënë se tashmë qytetarët e Krushës së Madhe, kanë vendosur që të mos i bartin mbi supe më pasojat e qeverisjes së keqe të vitit 2020.
“Rimëkëmbje është shndërruar në forcë të mobilizimit kudo nëpër Kosovë. Në forcë të bashkëbisedimit, me secilin dhe me të gjithë. Edhe qytetarët e Krushës së Madhe, vendlindjes së Ukshin Hotit, kanë vendosur të mos i bartin mbi supe më pasojat e qeverisjeve të këqija të 2020-ës”.
“Ata tashmë janë në përkrahje të plotë të #Rimëkëmbjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me djalin e Ukshinit, Andinin dhe nipin e tij Arben Fetoshin, do ta rimëkëmbim shtetin, ashtu siç e kishte përherë vizion heroi ynë Ukshin Hoti. Votoni #PDK134”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook. Insajderi.org