Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se sondazhet e fundit e kanë vënë në panik Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një debati në kanalin 10, Hoxhaj ka thënë se sondazhet e fundit, ato reale, kane panikuar VV-në.
“Sondazhi më i mirë është nga terreni dhe ju do të shihni që PDK do të jetë bindshëm e para. Sondazhet që po i shohim, më shumë kanë një metodologji pothaujse afrikane të bërjes së sondazheve. “, tha Hoxhaj.