×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Huawei “sfidon” Samsungun me “smartphone” të palosshëm

    Insajderi
    27 February 2019 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimi fillestar për telefonin e palosshëm të “Huaweit”, “Mate X”, është astronomik. Prodhuesi kinez i telefonave prezantoi aparatin e tij të ri të palosshëm, në prag të kongresit botëror të telefonisë celulare në Barcelonë, një takim i jashtëzakonshëm ky i industrisë.

    “Mate X” do të konkurrojë me “Galaxy Fold” të sapoprezantuar nga “Samsung”-u, që ka një çmim prej rreth 1.950 dollarësh. Por, versioni më i lirë i “Mate X” kushton 2.600 dollarë, përfshirë taksat.

    Krahasimet mes telefonave “Samsung” dhe “Huawei” nuk ndalen këtu.

    “Huawei” ka garantuar që t’i sigurojë telefonit të tij të palosshëm rrjetin 5G, një teknologji në qendër të përpjekjes së tij për dominim global në tregun e “smartphone”-ve. “Samsung”-u, ndërkohë, ofron versionin e vjetër me 4G dhe një version me 5G.

    Telefoni i “Huawe”-it, me ekran 8 inch, ofron më shumë krahasuar me ekranin e “Galaxy Fold” të Samsungut, që shkon në 7.3 inch.

    Sidoqoftë, “Mate X” është vetëm 11 milimetra kur paloset, më i hollë se “Galaxy Fold” i “Samsung”-ut, me një trashësi prej 17 mm.

    Prodhuesit e telefonave kanë nisur në fakt të kthejnë thuajse të gjithë shikimin nga telefonat e palosshëm, por tregu dhe analistët mbeten skeptikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark