Llapi ka lansuar një reagim të ashpër ndaj tifozëve që hodhën mjete piroteknike në ndeshjen e xhiros paraprake kundër Ballkanit.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi ishte nikoqir i Ballkanit në ndeshjen që u mbyll baras 1:1.
Por, disa tifozë kanë hedhur mjete të rrezikshme në fushë duke dëmtuar investimin e klubit llapjan.
Reagimi i plotë i Llapit në “Facebook”:
“REAGIM
KF Llapi dënon ashpër hudhjen e mjeteve piroteknike në fushën e Arena “Zahir Pajaziti”, me të cilat kanë dëmtuar tapetin e gjelbër si në fotografitë e bashkangjitura.
Personat të cilët kanë hudhur mjete të rrezikshme në fushë e kanë dëmtuar investimin e madh që ka bërë klubi në bashkëpunim me FFK-në.
Njëherit njoftojmë opinionin publik se pas takimit me organet e rendit gjatë ditës së sotme u morr vendim që personat të cilët identifikohen që do gjuajnë mjete të rrezikshme dhe dëmtojnë hapësirat e klubit, do u ndalohet hyrja përjetësisht në Arena “Zahir Pajaziti”.
Zyra për informim dhe