×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hyseni para dy jave thoshte se s’do të ketë më vërshime, por, Gjilani bëhet me “lumë” nga reshjet e shiut

    Insajderi
    09 May 2024 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e së mërkures, qyteti i Gjilanit është përballur me reshje të mëdha të shiut. Qendra, lagjia ‘Dardania’ e pjesë të tjera të qytetit janë bllokuar nga vërshimet.

    Sipas pamjeve të publikuara nga faqet lokale, veturat në lagjen “Dardania” janë bllokuar pas reshjeve të shiut dhe kjo rrugë ishte bërë është e pakalushme.

    Vërshimet kanë ardhur vetëm dy javë pasi kryetari Alban Hyseni kishte theksuar se janë duke vazhduar me masa për parandalimin e vërshimeve. Madje, Hyseni kishte shkruar se “për më shumë se 2 vite nuk ka pasur vërshime”.

    “Jemi duke vazhduar masat preventive për parandalimin e vërshimeve. Për më shumë se 2 vite nuk ka pasur vërshime. Angazhim e punë si preventivë, ndërkohë qindra e miliona euro dëme të evituara!”, kishte shkruar Alban Hyseni, në profilin e tij në Facebook, me 23 prill.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark