×
  • Lajme
  • Insajderi

    “I kemi vonuar vetëm dy barna” – Nga Medical Group flasin rreth gjobave nga ShSKUK-ja

    Insajderi
    30 September 2022 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Medical Group” e cila ishte denoncuar për furnizimi me oksigjen të palicencuar, tash është gjobitur nga shteti. Kjo për faktin se kompania e biznesmenit Skënder Kutllovci nuk i dërgoi me kohë barnat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të cilat ishte kontraktuar nga ShSKUK-jashkruan Gazeta Insajderi.

    Vetëm gjatë këtij viti, kompania farmaceutike “Medical Group”, është dënuar 20 herë nga ShSKUK-ja, për vonim në furnizim me barna. Dënimi ndaj kësaj kompani kap vlerë e plot 4 mijë eurove, arrin vlerën 4 mijë e 294 euro, për vonim të barnave.

    Mirëpo, nga kompania e biznesmenit Kutllovci, në një përgjigje për Gazetën Insajderi kanë thënë se nuk ka asnjë produkt për të cilin ‘Medical Group’ ka kontrate valide dhe nuk është liferuara.

    Sipas tyre, vetëm për dy produkte ishin vonuar që t’i sjellin, të cilat më pas ishin dorëzuar siç ishin liferuar.

    “Për informatën tuaj të konfirmuar nuk ka asnjë produkt për te cilin kompania Medical Group ka kontrate valide e qe nuk është liferuar. Ka pas vonesa disa ditore për 2 produkte por te cilat janë sjell dhe liferura ashtu siç janë ofertuar”, thuhet në përgjigje e Medical Group dhënë Insajderin.

    Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se një sasi prej 40 për qind ishte dorëzuar brenda afatit 5 ditor kurse sasia tjetër e produktit ishte dorëzuar në afat prej 30 ditësh, nga nënshkrimin i kontratës.

    Sipas kësaj kompanie farmaceutike, asnjë pacient nuk ka mbet pa terapi dhe nuk i është rrezikuar trajtimi për shkak të mungesës së këtij produkti

    “Ne lidhje me publikimin e listës së kompanive që janë vonuar ne liferimin e produkteve, AK e ka publiku një listë ku na ka përfshirë edhe ne edhe pse ne nuk kemi pasur kontrate te rregullt por emergjente ku sasia e produktit është planifikuar për 6 muaj dhe është paraparë të dorëzohet brenda 5 ditëve . Ne e kemi dorëzuar 40% të sasisë ne afatin 5 ditor kurse pjesën e mbetur e kemi dorëzuar në afat 30 ditë nga nënshkrimi i kontratës ashtu siç edhe ka qene ne ofertën tone, asnjë pacient nuk ka mbet pa terapi dhe nuk i është rrezikuar trajtimi për shkak te mungesës së këtij produkti”, thuhet në përgjigjen e MG thënë Insajderit.

    Kompania e biznesmenit Kutllovci tërhoqi vërejtje ndaj SHSKUK për listën e gjobave për mos liferim të mallit, ku ishte e përfshirë kompania e tij.

    Sipas tyre edhe SHSKUK duhet të bëj publike listën kur nuk përmbushë plani sipas kontratës dhe vonohen në pagesat ndaj kompanive.

    “Çdo here që ka vonesa SHSKUK i kalkulon penaltitë financiare sipas kontratës, por te njëjtën nuk e bënë kur vonohen pagesat nga ana e tyre dhe kur nuk përmbushet plani sipas kontratës, gjë e cila po ashtu është pjesë që duhet te publikohet dhe të penalizohet pasi ndikon ne mosmirëmbajtjen e zingjirit furnizues”, thuhet me tej në përgjigjet e tyre.

    Në listën e fundit të gjobave të publikuara nga ShSKUK-ja, kompania ”Medical Group” mësohet se ishte vonuar në sjelljen e injeksionit ‘Carboplatin’.

    Ky medikament përdorët kryesisht për disa lloje të kancerit, thotë Arianit Jakupit, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës për Gazetën Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark