×
  • Sport
  • Sport

    I kërkuar nga top klubet evropiane, në garë për lojtarin tashmë edhe Milano

    Insajderi
    01 May 2021 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori sportive I Milan, Maldini po punon për të afruar një tjetër fantazist dhe emri në krye të listës është ai i kapitenit të Udineses, Rodrigo De Paul, një futbollist që ndiqet me mjaft interes edhe nga Interi e Juventusi.

    Për momentin bëhet fjalë për hapat e para të negociatave, pasi Udinese shpreson që në garë për argjentinasin të përfshihen sa më shumë klube, në mënyrë që të rritë sa më shumë çmimin e kartonit të tij.

    Aktualisht klubi friulian ka vënë një çmim prej 40 milionë eurosh për De Paul, shifër që Milani synon ta ulë duke përfshirë në marrëveshje të rinj të talentuar si norvegjezi Hauge apo italiani Pobega, që ka bërë disa paraqitje të mira me fanellën e Spezias këtë sezon.

    Udinese Director Pierpaolo Marino: "Inter Linked Rodrigo De Paul Is World  Class But Focused On Us"

    Vlen të theksohet se vitin e kaluar Udinese refuzoi shkëmbimin, duke pretenduar vetëm para kesh për kartonin e De Paul, megjithatë para se të nisë sulmin final, Milani duhet të sigurojë pjesëmarrjen në Champions, pasi vetë argjentinasi ka theksuar se do të largohet nga friulianët vetëm për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark