×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “I mbushur me mbeturina”, Spitali Gjakovës mbetet pa staf teknik

    Insajderi
    17 April 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është dita e 18-të grevës e punëtorëve teknik në spitalin e përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” . Këta punëtorë po kërkojnë rritje të pagës nga 278 euro në 450 euro.

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha për Gazetën Insajderi se qysh në ditët e para të grevës i është premtuar zgjidhje nga spitali i përgjithshëm i Gjakovës.

    Ai ka treguar se nga Spitali i kanë thënë se ka mjete por kompania private e kontraktuar për pastrim po heziton.

    Kanë hy në ditën e 18-të të grevës për shkak të pagave të ulëta, drejtori i administratës ka tha që ka mu zgjidh brenda tre ditëve. Por, aq sa ka mundur të kuptojë ka një mosmarrëveshje mes kompanisë fituese të tenderit dhe spitalit. Mjete ka, rrugë ligjore ka. Nga drejtori i Spitalit kemi bisedu qysh në ditët e para dhe ka premtuar që ka mu zgjidh qysh në ditët e para. Pa rritje të pagave nuk do kryjnë punën e tyre por vetëm disa gjera elementare“, tha Azemi.

    Azemi po ashtu theksoi se pa rritje nuk do të kryhen punët nga 50 punëtorë që përkujdesen për pastërtinë.

    Kemi kërkuar rritje në 450 euro sepse është një punë mjaft e ndejshme. Punëtorët teknik janë ndoshta mjek i dytë në spital, pasi aq përgjegjësi në vendet ku operohet pacienti mjeki aq ka edhe punëtori për mirëmbajtje të sallave“, përfundoi Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës.

    Foto nga gjendja në Spitalin e Përgjithshëm para 2 jave

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark