×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “I përmendi babain e krerët e UÇK-së që gjykohen në Hagë” – kundërpërgjigja e Donika Gërvalles ndaj Daçiqit në OKB

    Insajderi
    27 April 2023 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka reaguar ashpër ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq pasi ky i fundit ia përmendi rastin e babait, e deklaratat e saj kundër UÇK-së, duke i thënë se për shkak dëshmive të saj Thaçi e Veseli po gjykohen në Hagë.

    Gërvalla i tha Daçiqit se e kupton gjuhën e tij, dhe tani dhe më shumë merr kuptim pse serbët në të 90-tat e quanin atë “Slloba i vogël”.

    z.Daciq ju vetëm sa treguat sot pse njerëzit në Serbi, ju kanë quajtur në vitet e 90-ta, Slloba i vogël, një Millosheviq i vogël për shkak bosit dhe heroit tuaj, e kuptojë që jeni i zemëruar – dhe e njohë këtë gjuhë që moti e njoh. Unë nuk jam në politikën evropian që 2-3 vite, jam që shumë vite. Ju e keni të vështirë që e keni humbur Kosovën në 99-ën por që duhet të mbani retorikë të tillë dhe Populli i Serbisë nuk e meriton këtë. Por e vërteta dhemb dhe më vjen shumë keq për ju”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit në OKB ku po diskutohej për Kosovën.

    Gërvalla duke e shikuar në sy i tha Daciqit se është e bindur se duar në vrasjen e babait të saj ka Serbisë që sipas saj është kryer përmes shërbimit që Serbia dominonte.

    Folët për babin tim dhe kjo e bën më të qartë se si ju personalisht mendoni, babai im ka qenë shkrimtar dhe gazetar dhe është vrarë nga shërbimi i dominuar nga Serbia pra ish-UDB-ja ka qenë e dominuar nga Serbia dhe ky shërbim i ka bërë atentat, ka vrarë babain tim sepse ai ka dashur Kosovë të pavarur. Dhe një Kosovë e pavarur për ju personalisht gjë shumë e vështirë për tu pranuar saqë ju më përpara do të pranonit një atenat ndaj gazetarit që kërkon diçka paqësorë përmes teksteve dhe kjo tregon se ju jeni Serbia e vjetër, e Millosheviqit dhe jo Serbia e re që i duhet regjionit, Evropës”, ka thënë ministrja.

    Ajo e replikoi edhe për akuzën që i bëri për Gjykatën Speciale.

    Me përpjekjet tuaja për të ndërlidhur mua me Gjykatën Speciale se për dallim nga Serbia, ju folët për Gjykatën Speciale që është formuar nga Parlamenti i Kosovës jo nga Serbia e Vuçiqit e Daçiqit. Ka qenë një vendim i pavarur për të hetuar krimet e mundshme apo shkeljet e kryere mes vitit 1998-2000, lidhur me këtë është me rëndësi të njohim veprat heroike veprat e Kosovës që kanë shpëtuar jetë nga makineria serbe, pjesë të cilës keni qenë ju. Dhe ne kemi njohur vlerat heroike të UCK të cilët morën qëndrim për ti dalë ballë gjenocidit”, u shpreh ajo.

    Gërvalla theksoi se beson në pafajësinë e Thaçit dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë.

    Është e vërtetë që z. Thaçi është në Hagë por unë besoj fuqimisht se ai do të dëshmojë që UCK, ai vet dhe të tjerët qe janë të akuzuar kanë çdo argument në anën e tyre se janë të fajshëm nga ato akuza. Dhe nuk ia vlen asnjë koment më shumë për atë që thatë për mua, për tendencën për të më lidhur me Specialen qoftë si dëshmitare apo diçka tjetër. Kjo është e pavërtetë, iu këshillojë që të lexoni më shumë sesa veç kryetitujt, kjo do të ishte sukses i madh për ju”, i tha Gërvalla atij.

    Ndërkohë, i përmendi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë duke i thënë se edhe vet ai (Daçiq) ishte pjesë e tij.

    “Ishte pala juaj që bëri shkatërrimi, vrau burra, gra e fëmijë, foshnje madje edhe keni festuar dhe ju keni qenë në mesin e tyre, njeriu nuk mund të bie më poshtë se kaq. Populli i Kosovë nuk ishin terroristë mbronin shtëpitë e tyre por ishit ju, forcat serbe të sponziruizuar nga shteti juaj”, tha Gërvalla.

    Gërvalla edhe njëherë përmendi se çështja e Pavarësisë së Kosovës është gjë e kryer e që njihet nga 115 shtetet të OKB-së.

    Sidoqoftë ajo u shpreh se “shpreson që do të dalin serbë që kundërshtojnë njerëzit si Vuçiqi e ju (Daçiq”, teksa mbylli fjalimin duke thënë se do ta respektojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe s’do të vazhdojë të merret me Serbinë.

    Në anën tjetër Daçiq u pa duke qeshur me ironi gjatë tërë kohës sa Gërvalla fliste.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark