×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    I zënë me Podcast gjatë 2023’es- Abdixhiku shënon rekord negativ në parlament

    Insajderi
    28 December 2023 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Te dhënat e monitoruesve të parlamentit për vitin 2023 janë të çuditshme. KDI ka bërë publike statistikat e pjesëmarrjes në parlament të depuetëve.

    Më së shumti mungesa ka një kryetar partie. Lumir Abdixhiku i LDK’së. Gjithsejtë 44. Ai e ka kaluar edhe Behgjet Pacollin, i cili tashmë e ka lënë politikën aktive. Pacolli veç gjatë këtij muaji më shumë ka qëndruar në Azinë e largët. Në Mongoli. Ka hapur biznes atje.

    Por, me çfarë ishte i zënë Abdixhiku gjatë 2023’es që mungoi në seanca më shumë se sa tashmë një ish-politikan aktiv?

    Abdixhiku gjatë këtij viti, siç dihet nga të dhënat publike, ka qenë i zënë me realizimin e një Podcasti. I ka bërë katër sosh. Asnjë nuk ka gjeneruar shumë shikueshmëri.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike ia ka dal që të jetë i pari, për mungesa në Kuvendin e Kosovës.

    Arbër Thaçi nga KDI bëri të ditur se gjatë vitit janë mbajtur gjithsej 78 seanca të cilat për shkak të planifikimit të dobët dhe mungesës së deputetëve prodhuan 27 vazhdime.

    Numerikisht, deputetët munguan 1586 herë.

    Në një listim që përjashton deputetët që vinë nga Lista Serbe, LDK prinë me 23,4% të mungesave, duke u pasuar nga PDK 18,9%, Komunitetet 18,5%, AAK 16,2%, VV 12,4%. 

    Nga 5 deputetët me mungesat më të shumta, 4 vinë nga partitë opozitare, konkretisht Lumir Abdixhiku me 44 mungesa, Behgjet Pacolli me 39, Memli Krasniqi me 35, Ardian Kastrati me 34 dhe Saranda Bojuevci me 24 mungesa.

    Pavarësisht që në Kuvend nuk u tregua i përgjegjshëm, Abdixhiku është aktiv në rrjetet sociale. Ku në “Facebook” vetëm gjatë ditëve të fundit ka kryer dhjetra postime.

    Ndërsa edhe përkushtimi ndaj Podcast nuk i solli shikueshmëri të madhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark