×
  • Showbiz
  • Show

    “Ika në Amerikë e u ktheva, prapë muhabet brekësh gjeta” – Arbër Hajdari ironizon për debatin mes Eglës dhe Julit

    Insajderi
    23 January 2024 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vazhduar edhe prime-in e sotëm debat i ashpër mes Eglës dhe Julit.

    Ndërsa përballja me Julin përloti Eglën, për Arbrin, nisur edhe nga ajo çka ata përfaqësojnë si artistë, niveli i debatit duhej të ishte shumë larg banalitetit.

    “Ika në Amerikë, u ktheva nga Amerika dhe prapë në muhabet brekësh i gjeta këta të dy. Në ditën e dytë të spektaklit kemi shpjeguar se banorët, aktorët, gazetarët,,, të gjithë e dinë mirë se çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë në jetën publike. Por shtëpia e Big Brotherit është një shtëpi që për mendimin tim fillon nga zero, dhe banorët duhet të meritojnë respektin. Është e vështirë që të mbartin respektin për njëri-tjetrin nga jashtë. Në shtëpi unë pash një klip 7 herë ku Egla i thotë Julit se ‘u indinjova sepse më tha që do të nxjerrë nga shtëpia’. Ndërkohë që ky është fokusi kryesor, nxjerrja e njëri-tjetrit nga Shtëpia. Ndërsa për bisedën e brekëve unë nuk kam koment. E kam dhënë një koment dhe kam pritur që një debat i diskutuar mes Eglës dhe Julit të ishte në një tjetër nivel. Në një nivel pak më lartë“, tha Arbri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark