×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    IKSHPK me apel për qytetarët: Gripi në Kosovë nën pragun epidemik

    Insajderi
    08 February 2024 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thotë se gripi në Kosovë është nën pragun epidemik.

    Në njoftimin e publikuar në Facebook, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit sezonal), sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e 05-të të vitit 2024, që paraqet periudhën 29 janar-04 shkurt 2023, ka shënuar rënie prej 16.02% krahasuar me javën paraprake dhe është nën pragun epidemik.

    “Megjithatë, janë duke u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale sikur Sëmundje të ngjashme me Grip (ILI), raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI)”, thuhet në njoftim.

    Prandaj, IKSHPK bën thirrje që, qytetarët, në veçanti grupet e rrezikut, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje shoqëruese kronike, profesionistët shëndetësor, shtatzënat, etj., të vaksinohen dhe të zbatojnë masat e tjera të kujdesit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark