Ciro Immobile do të mungojë për Lazion nesër kundër Venecias, për shkak të kontaktit me Covid-19, por trajneri Maurizio Sarri nuk pritet ta zëvendësojë atë me Vedat Muriqin as këtë herë.
Sulmuesi italian kishte munguar në fitoren e Lazios 3:1 kundër Genoas në ndeshjen e kaluar pasi vuante nga dhimbje barku dhe do të mungojë edhe të mërkurën në Venecia duke e parë që bashkëshortja e tij ka dalë pozitive në testin për Covid-19.
Sarri duket ta ketë humbur plotësisht besimin në sulmuesin e Kosovës Muriqi, i cili është i vetmi që mund ta zëvendësojë Immobilen kokë për kokë dhe do të duhej të luante gjithmonë të paktën kur italiani mungon.
Por trajneri italian zgjodhi të luajë me një 9 fals javën e kaluar, Felipe Anderson, në vend se ta përdorte Muriqin.
Sarri pritet ta përsëritë taktiken e njëjtë edhe sonte në Venecia, duke e parë që ndaj Genoas formacioni i tij ishte frytdhënës.
Formacioni i mundshëm i Lazios: Strakosha; Marusic, Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto; Pedro, Felipe Anderson, Zaccagni.