×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video / Emisione

    InDoks sjell dokumentarin ‘Dosja Mjegulla’- a u parandaluan sulme terroriste në Kosovë?

    Insajderi
    11 March 2023 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nën dyshimin që po përgatisnin sulme terroriste, në tetor 2021 prangat iu vunë Ardijan Gjurajt, Ergim Sylës, Nehrudin Skenderit, Mentor Bellaqës dhe Shkondran Krasniqit.

    Ky grup, sipas dosjes fillestare qe ishte ndërtuar për ta, veprimet po i koordinonin me një pjesëtarë të ISIS.

    Komunikonin në gjuhën angleze me të. E kaluara e disa anëtarëve të këtij grupi lidhet direkt o me hetime o me akt akuzues për vepra të terrorizmit.

    Krejt operacioni për ta ishte kodifikuar me emrin “Mjegulla”.

    Një gjykim pritet që të nis, por pyetje legjitime rreth operacionit janë ngritur që tash: A ishte vërtetë një grup për planifikim të sulmeve terroriste, apo diçka tjetër? A u parandaluan sulme terroriste?

    InDoks në këtë episod sjell detaje nga dosja e Prokurorisë e kaluara e të akuzuarve. Dhe një bisedë ekskluzive me njeriun që e përcolli këtë grup shumë kohë para se të arrestoheshin. E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark