Njeriu i parë i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA, Gianni Infantino ka arritur sot në Prishtinë, raporton FrontOnline.
Me të ateruar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, Infantino është pritur nga drejtuesit e FFK-së.
Poashtu, vizitën e parë, Infantino e bëri në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fillimisht, ai bëri homazhe te shtatorja e legjendës Fadil Vokrri.
Kjo është hera e parë që Infantino vjen për vizitë në vendin tonë./FrontOnline/