Ndërtimi i dy super hoteleve “Four Points by Sheraton” dhe “Coyrtyard by Marriot” që do të kushtojnë 16 milionë euro në bashkëpunim me “Marigona Residence” ka filluar zyrtarisht sot me nënshkrimin e kontratës mes kompanisë kosovare dhe asaj amerikane “Marriot International”.
I pranishëm në nënshkrimin e kësaj kontrate për këtë investim të madh amerikan në Kosovë ka qenë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,
“Prania ekonomike amerikane në Kosovë është lajm i mirë për të gjithë ne. Besimi i brendit të njohur botëror “Marriott Group” për investim në vendin tonë është nisje e re për Kosovën dhe sinjal i fuqishëm për të gjithë investitorët e huaj. Ishte kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes kontraktuale për hapjen e dy hoteleve Four Points nga Sheraton dhe Courtyard, Marriott. Ky investim i madh është dëshmi se Kosova ofron mundësi të shumta dhe është vend jashtëzakonisht atraktiv për investime të huaja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Një super investim milionësh në Kosovë – kompania kosovare partner i investitorit amerikan
E në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ka folur Valton Bilall, drejtues dhe aksionar në “Marigona Residence” e ka cilësuar këtë bashkëpunim me “Marriott International” si një ndër më të rëndësishmin në eksperiencën e tij.
“Projektimet e tilla kërkojnë eksperiencë e madhe që mungon tek ne por falë shumë bashkëpunëtorëve që kemi, janë krijuar dy projekte të mëdha që po nënshkruhen këtu”, ka thënë Bilalli në ceremoninë e hapjes.
Ky investim në dy hotelet do të jenë 16 milionë eurosh dhe do të krijojnë vende të reja pune./Insajderi.com
Delawie mburret me dy investimet e mëdha amerikane në Kosovë