×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-gjyqtari i EULEX ftohet për raportim para deputetëve, LDK kundër

    Insajderi
    27 November 2020 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka marrë vendim që Malcolm Simmons, ish-gjyqtarin e EULEX-it, të dëshmojë për pretendimet për keqpërdorime në këtë mision

    Ky propozim erdhi nga deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi.

    Kadaj-Bujupi  fillimisht tha se duhet që avokatit të Simmons, të dëshmojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    “Konsideroj që sot duhet ta hedhim në votim propozimin tim ku i kthehet letër avokatit Qerkini ku i thuhet se takimi të mbahet sa më parë që të jetë e mundur me Malcolm Simmons”.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri e ka përkrahur kërkesën e Kadaj-Bujupit. 

    “Ta trajtojmë shumë seriozisht këtë kërkesë. Ta kemi një plan të qartë ne raport me raportimin e këtij gjyqtari. Sa më parë ta kemi në Komisionin Simmons. Ky Komision duhet të dëgjoj një dëshmi të gjyqtarit në fjalë”, ka thënë ai.

    Të gatshëm për të dëgjuar para Komisionit Simmons janë shprehur edhe Vetëvendosje dhe NISMA.

    Ndërsa, kryetari i Komisionit, Shkëmb Manaj, tha se ish-gjyqtari i EULEX-it nuk duhet të dëshmojë në Kuvend.

    “Shkresa tu dërgohet tek të gjithë deputetët. Të futet në procedurë të rregullt parlamentare.Andaj në emër të LDK-së ka thënë se nuk përkrahin këtë propozimin sepse Simmons duhet të dëshmoj diku tjetër jo para neve”, ka thënë Manaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark