Një koment i ish nënkryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj, sa është shqetësuese aq edhe alarmuese për sportin në përgjithësi të Kosovës. Ai ka thënë se ka abuzime seksuale në sportin e Kosovës.
““E kam ngrit këtë shqetësim edhe tek Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.
Ka raste të abuzimeve edhe në Kosovë. Disa janë lajmëruar dhe shumica as nuk lajmërohen.
Këtë punë duhet ta merr shumë seriozisht Ministria por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës” , ka komentuar Alimehaj.
Trajneri i mirënjohur i volejbollit Bujar Dervishaj, i cili jeton e vepron në Zvicër, është i shqetësuar me këtë fenomen.
“Respekt për Visar Alimehaj që e ka hap këtë temë për diskutim.
Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës duhet ta formojë menjëherë Kampanjën dhe të organizon stafin i cili përkujdeset për Sportistët dhe Sportistet… Emri i kësaj kampanje le të quhet “NA TREGO” ose “SI JENI” ku sportistet munden te Kontaktojnë stafin dhe te ju tregojnë për te gjitha Problemet qe i kanë gjatë karrierës së tyre sportive dhe jo vetëm për ngacmime apo abuzime seksuale por edhe ato mentale etj.”, komenton Dervishaj në shkrimin e Alimehajt.
Nga ana tjetër, Visar Alimehaj, i përgjigjet Dervishajt:
“Para dy vitesh e kam kuptuar se kanë qenë dy raste të lajmëruara në prokurori. Mirëpo kamë kuptuar se ka raste tjera të ngacmimeve dhe abuzimeve”.
Hysni Hoti, trajner i atletikës komenton: “Është mirë federatat që të merren me këtë çështje sepse këto çështje janë prezente në federatat ekzistuese por komisionet përkatëse i mohojnë dhe i mshefin këto dukuri e për këtë arsye mungon edhe suksesi në sporte të ndryshme, respekt për autorin e kësaj teme”.