×
  • Sport
  • Sport

    Ish-sekretarit të FIFA-s i ndalohet për 12 vjet përfshirja në futboll

    Insajderi
    12 February 2016 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FIFA ka pezulluar ish-sekretarin e organizatës Jerome Valcke nga të gjitha aktivitetet e futbollit për 12 vjet. Vendimi u mor nga Komiteti i Pavarur i Etikës së FIFA-s, nën akuza për sjellje të pahijshme në lidhje me shitjen e biletave të Kupës së Botës.

    Gjatë hetimeve që vazhduan, ai u akuzua edhe për akte të tjera të sjelljes së keqe, duke përfshirë edhe politikat dhe rregulloret e udhëtimeve.  55-vjeçari Valcke gjithashtu është gjobitur me 100.000 franga zvicerane.

    Në shtator të vitit të kaluar Valcke ishte pezulluar përkohësisht dhe ishte liruar nga detyrat e tij deri në një njoftim të mëtejshëm, pasi FIFA “ishte në vetëdije për një seri akuzash” që përfshinin atë.

    Shkarkimi i tij u konfirmua në janar dhe FIFA ka bërë të ditur se Valckes i ndalohet përfshirja në futboll për nëntë vjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark