×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Ishalla djegeni në ferr e ua ktheftë Zoti”, Yll Limani i revoltuar pas rrahjes brutale të moshuarës nga infermierja

    Insajderi
    02 November 2022 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është tronditur nga një rast i rëndë që ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”. Një grua e moshuar shihet duke u rrahuar brutalisht nga infermierët e kësaj shtëpie.

    Pas publikimit të videos pati reagime të shumta nga qytetarët dhe fytyrat publike.

    Këngëtari Ylli Limani, mallkoi rëndë infermieret duke i dëshiruar djegie në ferr.

    “Video ma shqetesuese & zemerthyese qe e kom pa viteve te fundit. Sa ma shpejt me e publiku emrin e institucionit ku ka ndodh kjo ngjarje e tmerrshme, emrin e ksaj kafshes qe po ushtron dhune, emrat e njerezve tjere prezent qe s’po e ndihmojne plaken e shkrete… masanej, emrat e njerezve qe i kane punusu k’to lopa, dhe keshtu me rradhe… Ishalla djegni ne ferr e ua kthen Zoti ku ju dhemb ma se shumti. Amin!”, shkroi Ylli.

    Edhe Moderatorja, Einxhel Shkira ka reaguar me anë të një “InstaStory” u shpreh e tronditur.

    Po ashtu ajo i quajti “kafshë” punonjëset e kësaj shtëpie.

    “Sdi si ja ka bërë dora por iu thaft ishalla e mos past ma kurrë mundësi me rreh askënd”, ka shkruar Einxhel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark