×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ishin paralajmeruar që të mos udhëtonin kah Serbia, a do të ketë pasoja për zv.Drejtorin dhe policët e tjerë që ishin në mesin e kosovarëve të bllokuar

    Insajderi
    17 April 2024 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës përmes udhëheqësve të departamenteve të saj ka kërkuar nga zyrtarët policor që mos ta shfrytëzojnë për kalim territorin e Serbisë.

    Këtë e ka bërë përmes një mesazhi në të cilin është kërkuar që të iu shpërndahet edhe kolegëve të tjerë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar mesazhin i cili është shpërndarë tek zyrtarët policorë nga udhëheqësit e departamenteve të ndryshme.

    “Republika e Serbise është duke i ndaluar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që janë duke shfrytëzuar territorin e saj për kalim. Prandaj me qëllim që të mos jeni i ndaluar shmangeni pikëkalimet kufitara serbe. Shpërndaje këtë njoftimit tek kolegët tanë”, thuhet në mesazhin që ka siguruar Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për këtë çështje, por deri në këto momente nuk ka marrë ndonjë përgjigjie.

    Rikujtojmë se gjatë ditës së sotme kanë mbetur të bllokuar 300 kosovarë në kufirin Kroaci-Serbi.

    Në mesin e kosovarëve të bllokuar nëpër pikat kufitare në Serbi ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

    Ndalimi u bë pa ndonjë arsyetim dhe u liruan pas shumë orë pritje dhe maltretimi.

    Përveç ndalimit, qytetarët e Kosovës po dënohen me gjoba të larta nga policia serbe.

    Reagime të ashpra pati edhe nga spektri ndërkombëtar për ndalimin e 13 autobusëve me qindra kosovarë të cilët shfrytëzuan territorin serb për kalim në vendet europiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark