×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ishte i bllokuar, dëgjoja zëra…”, asamblistja nga Peja rrëfen se si i shpëtoi djali i saj nga vërshimet

    Insajderi
    25 June 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblistja e Kuvendit Komunal të Pejës nga radhët e LDK’së, Dafina Draga ka treguar se si i shpëtoi djali i saj nga vërshimet që ndodhën të shtunën në këtë qytet.

    Draga tha se djali i saj ishte i bllokuar në qytet dhe se dëgjoi në telefon disa persona duke e ndihmuar të mos shkel në zona të rrezikshme.

    Tutje, asamblistja falënderoi ata që e ndihmuan, derisa shprehu ngushëllime për dy personat që humbë jetën.

    “Derisa djali im ishte i bllokuar nëper rruget e qytetit dhe në çdo menyrë ne mundoheshim ta marrim ne shtëpi , në telefonin e hapur dëgjoja zëra ,,eja djalosh këtu kujdes mos shkel aty se janë kanale të hapura , rri larg shtyllave elektrike,, atyre zërave atyre njerzve ju falenderohem me zemer se ne për njeri tjetrin jemi gjithmonë mbështetje e madhe !

    Sot, bashkëndjejmë me familjarët e jetëve të humbura 😢💔dhe me të gjithë qytetarët e Pejës që u preken nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Draga në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark