×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ishte veprim strategjik – Lista Serbe del me reagim pas betimit të 9 deputetëve të rinj

    Insajderi
    17 November 2022 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak minuta pasi 9 deputetet e rinj të Listës Serbe e bënë betimin në Kuvendin e Kosovës për marrjen e mandatit, ata lëshuan sallën ku po mbahej seanca e kuvendit.

    Për kthimin në kuvend pak ditë pasi u dorëhoqën deputetët e kaluar, Lista Serbe doli me një sqarim.

    Përmes komunikatës për media të kësaj partie thuhet se nëntë deputetët e saj që dhanë sot betimin për të pamundësuar “shfuqizimin e komunave serbe” përmes ndryshimeve kushtetuese, përcjell Insajderi.

    Në reagimin e kësaj partie, thuhet se synimi i kryeministrit Albin Kurti dhe politikanes serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, “por edhe i të tjerëve si ajo”, ishte që të votoheshin ndryshimet kushtetuese përmes deputetëve tjerë serbë.

    Më tej në reagim thuhet se synohej që me këto veprime sipas tyre  “të cilat do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, marrjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, të drejtën e përfaqësimit në institucione etj”.

    Veprimin e tyre e quajtën vendim strategjik dhe politik, siç thotë kjo parti, “në asnjë mënyrë nuk do të ndalojë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri të Kosovës dhe Metohisë, me çka mbyllen të gjitha institucionet e Kosovës në atë territor dhe si përgjigje ndaj shkeljes së marrëveshjes së Brukselit, keqtrajtimi i popullit serb dhe shkelja e të gjitha të drejtave të njeriut”.

    “Në fund duam të theksojmë se qëllimi ynë është të mbrojmë popullin tonë, paqen dhe sigurinë, por edhe të mos lejojmë Kurtin dhe Rada Trajkoviqin t’i presin rrobat popullit serb dhe të vendosin për jetën tonë”, përfundoi reagimi i kësaj partie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark