×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Izraeli paralajmëron: Do të mbajmë kontrollin e sigurisë në Gaza për vite me radhë

    Insajderi
    31 January 2024 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa thirrjet për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme vazhdojnë, ministri i jashtëm i Izraelit ripërsëriti të martën qëndrimin se qeveria e tij synon të mbajë përgjegjësinë për sigurinë në Rripin e Gazës “për vite me radhë”.

    Sipas Israel Katz ky rend i vendosur pas sulmit të 7 tetorit do të mbetet në fuqi “derisa të jemi të sigurt se nuk do të vritemi më nga Gazanët“.

    Kreu i diplomacisë izraelite gjatë një interviste për mediat gjermane i ka quajtur edhe një herë anëtarët e lëvizjes islamike palestineze Hamas si “nazistët e rinj”, të cilët sipas tij “duhet të eliminohen”.

    Ai e quajti absolutisht absurde që pas gjithçkaje që ndodhi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit “ka nga ata që po i thonë Izraelit se gjëja e duhur për të bërë është zgjidhja me dy shtete”.

    Për më tepër, Katz këmbënguli se palestinezët vranë izraelitët dhe për këtë arsye qeveria e tij nuk ka ndërmend t’ua dorëzojë përgjegjësinë për sigurinë palestinezëve në të ardhmen.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark