Alain Giresse nuk ka përmendur dorëheqjen pas humbjes turpëruese me Bjellorusinë. Ai ka thënë se i duhet më shumë kohë të analizojë se çka nuk funksionoi.
“Natyrisht se jemi përgjegjës. Është shumë e vështirë të thuhet pse. Duhet të analizojmë më shumë. Jemi në disponim të keq dhe duhet të analizojmë më thellë se çka ndodhi. Kur jam në lojë, merrem vetëm me lojën. Nuk merrem më asgjë tjetër”, ka thënë Giresse.
“Më duhet më tepër kohë të analizoi se çka ndodhi”.