×
  • Lajme
  • Lajme

    ”Jemi në Kroaci” – Pamje dhe rrëfime të kosovarëve që u maltretuan me orë të tëra nga Serbia

    Insajderi
    17 April 2024 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas rreth 20 orë maltretimi nga autoritetet serbe, më në fund janë liruar kosovarët që u ndaluan në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje të lëvizjes së autobusëve, të cilët aktualisht ndodhen në territorin e Kroacisë.

    ”Jemi në Kroaci. Gjendja e udhëtarëve është relativisht e mirë”, tha njëri nga udhtarët e maltretuar nga autoritetet shtetërore të Serbisë.

    Reagime të ashpra pati edhe nga spektri ndërkombëtar për ndalimin e 13 autobusëve me qindra kosovarë të cilët shfrytëzuan territorin serb për kalim në vendet europiane.

    Ndalimi u bë pa ndonjë arsyetim dhe u liruan pas shumë orë pritje dhe maltretimi.

    Përveç ndalimit, qytetarët e Kosovës po dënohen me gjoba të larta nga policia serbe.

    Derisa, Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga qytetarët e vendit tonë që ta evitojnë maksimalisht kalimin përmes territorit të Serbisë.

    I gjithë ky reagim nga shteti serb po bëhet një ditë pasi Kosova kaloi edhe një votim me rëndësi për pranim në KiE.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark