×
  • Showbiz
  • Show

    “Jena mbretër”, Noizy në mbështetje të Luizit, publikon videon

    Insajderi
    18 March 2023 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luiz Ejlli është emri më i komentuar për momentin që pas hyrjes së tij në “Big Brother Vip.”

    Këngëtari nga Shkodra ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shqiptarëve.

    Gjithashtu mjaft VIP-a kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre kundrejt Luizit.

    Së fundmi, reperi i njohur Noizy duke performuar në skenë këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, që pritet të lansojë së shpejti, ka publikuar edhe një video të Ejllit brenda shtëpisë duke kërcyer.

    Në këtë mënyë duket se reperi ka shprehur mbështetjen e tij për Luizin.

    Kujtojmë se mbrëmjen e sotme Luizi, Armaldo dhe Kristi janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark