×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

    Insajderi
    06 July 2023 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pavarësisht se çfarë lloji të puthjes pëlqeni, 6 korriku, Dita Botërore e Puthjes, është koha ideale e vitit që ta festoni atë, duke u dhënë puthje më të dashurve tuaj.

    Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë.

    Ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut.

    Aktualisht ekspertët e filematologisë, shkencës që merret me studimin e puthjes, këmbëngulin se kjo lidhet me nevojën për të kërkuar partner me sistem imunitar të ndryshëm nga yni.

    Puthja lejon të digjen 12 kalori, ndërsa 66% e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen.

    Në të njëjtën kohë fal puthjes stimulohen shumë muskuj, më saktë 29 muskuj të fytyrës, duke u bërë një stërvitje e shëndetshme për organizmin.

    Kjo ditë i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave që shpeshherë edhe mbizotërojnë jetën e njeriut. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark