Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Jetlir Zyberaj, që në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka publikuar një video ku shihet puna intensive e fushatës zgjedhore.
Jetlit Zyberaj, që garon me numrin 44 në listën e koalicionit parazgjedhor LDK – AKR, është shprehur se shtetin e kemi krijuar me shumë sakrificë, mund, gjak e djersë.
“Shtetin e kemi krijuar me shumë sakrificë, mund, gjak e djersë”.
“Shtetin duhet ta duam dhe do ta ndërtojmë me shije perendimore”.
Ky është vizioni ynë, vizioni dhe projekti i #ShtetNdërtimit që po e shpalosim anë e kënd Republikës.