×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jo veç suspendim, studentët kërkojnë përjashtimin e Bekim Bejtës nga UP

    Insajderi
    12 April 2023 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të mërkurën që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP. Por ky veprim nuk i pritë mirë nga studentët, që sot edhe po protestojnë simbolikisht para rektoratit.

    Studentët po kërkojnë përjashtimin e Bejtës nga Universitetit i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Para gazetares së Insajderit janë shprehur se profesori i gjuhës angleze ka qenë edhe ngacmues seksual.

    Ata kanë përmendur se profesori “problematik” ka qenë disa herë i paraqitur para Këshillit të Etikës.

    “Duam suspendimin e Bejtës, pezullimi nuk mjafton. Nëse nuk suspendohet do të marrim masa deri ne bllokim të Universitetit. Do ta faktojmë që Bejta ka qenë edhe ngacmues seksual. Ka kërcënuar edhe Këshillin e Etikes ndaj edhe nuk kanë marrë masa. Bekim Bejta ka qenë i paraqitur në Këshill të Etikes 5 herë por masat kanë qenë shumë qesharake”, i thanë studentët Insajderit.

    Momentalisht, përfaqësuesit e studentëve ndodhen në takim me rektorin edhe sekretarin e UP-së.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark