×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Joseph: Nënshkrimi në letrën dërguar BE-së e SHBA-së, është njohje joformale e Kosovës nga ana e Ukrainës

    Insajderi
    09 August 2023 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Eduard Joseph këtë të martë ka folur rreth letrës së dërguar BE-së dhe SHBA-së nga deputetja britanike, Alicia Kearns dhe eurodeputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko, për raportin Kosovë-Serbi.

    Analisti tha ndër të tjera se Oleksandr Merezhko ka nënshkruar që e njeh Kosovën si një shtet sovran.

    Kjo sipas tij, është një lloj njohje informale e Kosovës nga ana e Ukrainës.

    “Merezhko e di se implikimi i një nënshkrimi që e njeh Kosovën si një shtet sovran është një formë e njohjes së Kosovës nga ana e Ukrainës, një lloj njohje informale”.

    “Zgjidhja për çështjen aktuale do të trajtohet nga njohja e Kosovës nga pala e Ukrainës, sepse kjo do bënte që katër shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, do e njohin atë. Me hapat përpara drejt njohjes marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë për të ndryshuar”, tha ai për Euronews Albania.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark