×
  • Lajme
  • Lajme

    Juristi Miftaraj: Ndalja e rrogave për grevistët është në kundërshtim me ligjin, shteti do t’i paguaj 1500 euro

    Insajderi
    03 October 2022 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.

    Sipas tij, leximi i ligjit dhe interpretimi i tij dallon.

    Tutje, ai ka shkruar se secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.

    Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

    Mos ekzekutimi i pagave per grevistet eshte ne kundershtim me ligj. Eshte persekutim ndaj grevisteve.

    Perndryshe, secili grevist qe paraqet Padi ne gjykate, perveq pages, pastaj do te kompenzohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamaten ligjore.

    Me fjale tjera, nga nje page qe mund te jete 480 Euro per nje muaj, shteti do te paguaj dikund 1500 Euro. Ne fund faturen e paguan taksapaguesi.

    P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark