×
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Ka afro 2 vjet që po jeton pa dy veshkë – rrëfimi i Trimit që ka vetëm një kërkesë për shtetin

    Insajderi
    13 June 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trim Musliu nga Prishtina ka afro 2 vjet që po jeton pa dy veshkë. Procedurën e dializisë e kryen katër herë në javë. Të jetosh me këtë problem, nuk është fare e lehtë thotë Trimi.

    Nuk mund të bësh jetë normale” shprehet ai mes tjerash teksa shpjegon se herën e parë veshkën ia dhuroi e ëma por që fatkeqësisht dështoi së funksionuari.

    Tani ndodhet në fazën kur po tenton të kryejë sërish një ndërhyrje, e ku dhurues kësaj radhe e ka një person tjetër të familjes.

    Musliu u shpreh i shqetësuar se si shteti përkatësisht Qeveria e Kosovës nuk po bën asgjë për ta votuar ligjin i cili mundëson kryerjen e transplantimit në Kosovë.

    Kostoja e trajtimit, shpenzimet për ta kuruar këtë sëmundje janë tejet të lartë. Sipas tij nuk mjafton 70% që mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë.

    Ai foli edhe për rolin e familjes përgjatë ballafaqimit me sëmundjen, një falënderim pati për gruan e tij, nënën e tri vajzave të tyre.

    Në fund nuk mungoi edhe mesazhi motivues se si nuk duhet dorëzuar asnjë lloji të sëmundjeve.

    Ndiqni storien e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark