Mirlind Daku është gati për një aventurë të re në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit.
Ai duket se i ka dhënë fund aventurës me Osijek, me këtë të fundit që pritet të përfitojë nga ky operacion 1.2 milionë euro.
Daku ndodhet në Kazan për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur një kontratë tre-vjeçare, nga e cila do të përfitojë një milionë euro në sezon.
Siç mëson “GazetaBlicSport”, se në rast se shitja e Dakut kompletohet për këtë shumë (1.2 milionë), atëherë klubi llapjan do të fitojë rreth 180 mijë euro si shkak i kartonit të mbajtur tek lojtari.