×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kadrijaj për Asociacionin: Të mos kërkohet që Kosova të bosnjëzohet

    Insajderi
    10 July 2021 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Ramush Haradinajt po vazhdon ta kundërshtojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë qëndrimin e bëri të ditur sërish për InDoks, deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

    Kadrijaj ritheksoje se pranojnë një marrëveshje për Asociacion por e cila është konform Kushtetuesë së Kosovës.

    “Ju e dini që forma e prerë në atëkohë që ka qenë që Asociacioni me pas kompetenca ekzekutive është kundërshtuar, dhe një prej kundërshtuesit më të fortë ka qenë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe atëherë si parti opozitare ka qenë edhe Lëvizja Vetëvendosje, kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese për verdikt dhe ju e dini që është dhënë një version i gjykatës Kushtetuese ku kanë gjetur shkelje ligjore në plotë pika të këtij asociacioni. Ne pranuam këtë marrëveshje por marrëveshjen e pranojmë konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe normal ligjeve të Kosovës, ndryshe është e papranueshme”, tha Kadrijaj.

    Deputetja e AAK-së themelimin e Asociacionit e lidh me rastin e Bosnjës e Hercegovinës, atje ku tanimë ndodhet një Republika Srpska.

    “Nuk e kemi asnjë kundërshtim por tash kërkohet të që Kosova të Bosnjëzohet ne e kemi ngritë shumë shpesh këtë shqetësim edhe gjatë takimeve zyrtare si pjesë e Komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe në instanca më të larta, Bruksel dhe më gjerë sepse marrëveshja e … edhe pas kaq shumë vjetësh po shihet se nuk ka qenë marrëveshje e mirë sepse Bosnjën e ka bë një vend jo-funksional dhe ne nuk duhet të lejojmë që shteti jonë të bëhet një vend jo-funksional. Kushtetutshmëria duhet të respektohet”, ka thënë ajo.

    Gjatë kësaj interviste, Kadrijaj u shpreh se kryeministri Kurti duhet të sillet si dikur Haradinaj, i cili sipas saj ia tregojë vendin Mogherinit.

    “Këto tema është dashur zotëri Kurti të jetë më i zëshëm, tash zotëri Kurti, herëve paraprake siç kanë qenë edhe kryeministrat paraprak dhe ju e dinë që në momentin që nuk jemi trajtuar barabartë në tavolinën e diskutimeve sic e ceket më parë, kur kryesuesi i dialogut ka qenë zonja Mogherini, zotëri Haradinaj e ka refuzuar dhe për shkak të këtyre gjërave ose tendencën që të ketë edhe Asociacion me kompetenca ekzekutive, po ndoshta edhe ndarje të Kosovës – që pati filluar të dizajnohet nëpër zyre, nëpër Bruksel dhe në vend të tjera ne e kemi përfunduar dialogun duke vendosur taksën, dhe taska ka qenë instrumenti politik i cili e ka ndal procesin e ndarjes së Kosovës”, u shpreh deputetja.

    Kadrijaj shprehet se kryeministri Kurti e ka për detyrë, të ju tregojë palëve se çka mund të diskutohet ose jo.

    “…Zotëri Kurti është kryeministër i Kosovës dhe me Kushtetutë të Kosovës është bartës i përgjegjësit të dialogut, duhet ta udhëheq dhe në tavolinën e diskutimeve duhet të ja bëjë të qartë të gjitha palëve se çka duhet të diskutohet dhe çka nuk. Ne nuk guxojmë të preken kufijtë e Kosovës sepse është e papranueshme por njëkohësisht duhet të respektohet organizimi i brendshëm i Kosovës sepse në të kundërtën ne do ta bëjmë një shtet jo funksional”, u shpreh ajo.

    Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark