×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kadrijaj: Projektbuxheti është përgatitur në bazë të interesave të Vetëvendosjes

    Insajderi
    25 November 2021 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj projektbuxhetin për vitin 2022 e ka konsideruar si buxhet të përgatitur në bazë të interesave politike të partisë në pushtet.

    Ajo e ka quajtur tutje këtë buxhet vetëm farsë dhe mashtrim, duke ulur investimet në shëndetësi dhe arsim e duke rritur investimet në asfalt.

    Kadrijaj: Projektbuxheti është përgatitur në bazë të interesave të partisë në pushtet

    “Ky buxhet i paraqitur sot para këtij Kuvendi do të duhej të ishte buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët duke e ditur që vendi ynë po hynë në vitin e dytë me pandeminë ky buxhet do të duhej t’i dedikohej plotësisht mirëqenies dhe fuqizimi ekonomik të qytetarëve tanë. Buxheti të cilin ju sot po e paraqitni para këtij Kuvendi është kryekëput buxhet i përgatitur në bazë të interesave politike të partisë në pushtet, ky buxhet është diskriminues për një pjesë të madhe të qytetarëve dhe si i tillë veç i qytetarëve dhe për ta nuk është“, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark