Luiza Gega ka bërë sërish krenarë shqiptarët me një tjetër fitore, duke vendosur dy rekorde ndërkombëtare në pak ditë.
Ajo ka arritur të triumfojë në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë.
Ajo e mbylli sfidën në kohën 9:17.31, duke e kaluar vijën e finishit 30 sekonda më shpejt se ndjekësja e saj më e afërt.