×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kandidati republikan premton ribashikimin e “Pink Floyd” nëse zgjedhet president

    Insajderi
    03 February 2016 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    John Kasich, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Republikanët ka bërë një premtim të madh gjatë fushatës elektorale, shkruan “Pitchfork”.

    Guvernatori i Ohios, i cili po kandidon për president të SHBA-ve ka premtuar që do të bashkojë grupin e famshëm të muzikës Pink Floyd në rast se zgjidhet për president të Amerikës, raporton Insajderi.

    Ai këtë premtim e ka bërë gjatë një interviste që e ka dhënë për CNN, teksa ka thënë se do të tentojë që t’i ribashkojë ata.

    Mes tjerash gjatë kësaj interviste ai ka treguar se koncerti që atij i kishte pëlqyer më së shumti ndonjëherë ka qenë pikërisht një koncert i grupit Pink Floyd i mbajtur në Pittsburgh të SHBA-ve.

    “Nëse unë bëhem president, unë do të tentoj që njëherë e përgjithmonë  ta bashkojë grupin Pink Floyd që të vijnë e të këndojnë disa këngë. Derisa ne kemi shumë probleme në Amerikë me financat tona, unë do të fillojë me një këngë të vogël që ata krijuan e titulluar ‘Money’ (Paraja).

    David Gilmour, ish-anëtarë ka thënë se albumi “The Endless River” i vitit 2014 ka qenë i fundit i tyre. Kush e di, ndoshta Guvernatori Kasich mund ta ndryshojë mendimin e tyre?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark