Derbi anglez ndërmjet Tottenham dhe Liverpool, i cili përfundoi baras 2:2, përveç golave dhuroi edhe dramë të madhe. Kartonë të kuq e shume momente kontraverse në super sfidën angleze, shkruan Insporti.com.
Një nga protagonistët e ndeshjes ishte edhe kapiteni i Tottenham, Harry Kane, i cili i shpëtoi kartonit të kuq, ani pse ndërhyrja e tij e ashpër ndaj mbrojtësit Andrew Robertson u rishikua edhe nga sistemi VAR, por gjyqtari kryesor Paul Tierney nuk e ndryshoi mendimin e tij.
Pas ndeshjes, për mikrofonin e “Sky Sports” Kane deklaroi se ai kishte fituar topin dhe se nuk ishte ndërhyrje e rrezikshme.
“Jo, absolutisht jo karton i kuq. Ishte ndërhyrje e fortë, por unë mendova se po fitoja”.
VAR ishte vendimtar edhe në kartonin e kuq të Robertson dhe një gol të dytë kontrovers të Liverpoolit.
Anëtari i The Reds bëri ndërhyrje të ashpër në Emerson Royal, duke u përjashtuar nga takimi, vetëm pas rishikimit të gjyqtarit në VAR, kur kishin mbetur mbi dhjetë minuta lojë.