×
  • Showbiz
  • Show

    Karim shënon gol dhe ja dedikon Loredanës, gjesti i veçantë në fushë

    Insajderi
    29 November 2023 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas kritikave të shumta se nuk po shfaq aftësitë e tij në fushë, Karim Adeyemi është rikthyer fuqishëm në ndeshjen e fundit.

    Borussia Dortmund kaloi në fazën eliminatore të ‘Ligës së Kampionëve’ me një fitore 3-1 ndaj Milan. Marco Reus kaloi Dortmundin në avantazh nga pika e bardhë. Edhe pse Samuel Chukwueze barazoi në fund të pjesës së parë, golat e Jamie Bynoe-Gittens dhe Karim Adeyemi u dhanë vizitorëve fitoren e nevojshme për të rezervuar vendin e tyre në 16-shen e fundit.

    Adeyemi dyfishoi rezultatin e Borussia Dortmund në minutën e 69-të. Dhe për të festuar ai zgjodhi të bënte shkronjën “L” me gishta, duke ia dedikuar golin pikërisht të dashurës së tij, Loredana.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark