×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kastriot Rexha e humbet pjesën e mbetur të edicionit

    Insajderi
    20 April 2021 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drita e ka marrë një lajm aspak të mirë, pasi sulmuesi Kastriot Rexha e ka mbyllur edicionin para kohës.

    Rexha që nga muaji shkurt ka pasur shqetësime në gjurin e tij të majtë dhe pas shumë tentimeve, nuk do të arrijë ta ndihmojë skuadrën në vazhdim, shkruan FrontOnline.

    Pas ekzaminimeve të fundit mjekësore, rezultatet tregojnë se Rexha të premten do t’i nënshtrohet operimit për ta kaluar këtë lëndim.

    Kjo do të jetë një mungesë e madhe për Dritën, kur skuadra është në këtë fazë të rëndësishme të edicionit.

    Këtë edicion, Rexha është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe në dy ndeshje të kupës ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark