Shprehja për verën se sa më e vjetër, aq më e mirë, disi i përshtate Luka Modricit.
Kroati 37-vjeçar ishte edhe njëherë fantastik për Real Madridin, derisa fituan 3-1 në “El Clasico” ndaj Barcelonës.
Para derbit, ishin bërë të gjitha analizat se kush do fitonte, kush e kishte skuadrën më të vlefshme dhe kush kishte më shumë cilësi, por në fund të gjitha folën për Los Blancos.
Në minutën e 68-të, Modric i zhgënjeu dhe i la të nervozuar tifozët e Barcelonës me gjasë, pasi arriti ta turpëronte lojtarin e tyre më të dashur, Pedrin.
Kroati bëri një lëvizje mashtruese, derisa spanjolli mendoi se do t’ia rrëmbente topin, mirëpo mbeti vetëm i shtrirë në tokë.