×
Show

Katër disenjatorë kosovar në “Milano Fashion Week”

Insajderi
05 February 2016 - 22:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizatori i Javës së Modës në Milano, Mario Boselli, ka përzgjedhur katër disenjator kosovar që të prezantohen në këtë ngjarje të rëndësishme të modës në Itali.

Disenjatorët e zgjedhur Blerina Kllokoqi-Rugova, Flutura Dedinja, Valdrin Sahiti dhe Krenare Rugova do të prezantojnë kreacionet e tyre në këtë ngjarje të modës, transmeton Kultplus.

Ata janë përzgjedhur nga Boselli të premten mbrëma pasi një vizite në Prishtinë. Sipas tij, këta katër disejnatorë kanë të përbashkët kreativitetin, inovacionin dhe entuziasmin kurse dallojnë në atë sesi e propozojnë modën e tyre, raporton Insajderi.

Boselli ka ardhur në Prishtinë me ftesë të Ambasadës Italiane në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Itali.

 

 

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark