Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sonte po qëndron në zonën e Drenicës, ku në Runik të Skenderajt ai është pritur nga bashkëluftëtarët e tij, të prirë nga Musë Dervishaj.
Bashkëluftëtarë të shumtë të UÇK-së nga Runiku, gjatë këtij takim kanë thënë se ne do të mbështesim kauzën “Me Clirimtarët”, sepse besojmë fuqishëm se vetëm duke mbështetur Limajn, zëri i vlerave kombëtare do të degjohet fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.
Gjithashtu, Limaj sonte ka zhvilluar edhe disa takime me mbështetësit e Nismës në Kostercë të Skenderajt dhe Kraikovë të Drenasit, të cilët siç tha ai, po angazhohën fuqishëm në mbështetje të Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Kjo zonë e lavdisë e krenarisë sonë kombëtare, që ka dhënë çdo gjë për liri e shtet, kanë vendosur që më 14 shkurt, të votojnë për numrin 121, për listën e Nismës dhe për një zë sa më të fuqishëm të vlerës së UÇK-së në Parlament”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nismës.