×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u hap konkurs për 180 vende pune – paga deri në 700 euro, këtu mund të aplikoni

    Insajderi
    17 April 2024 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur konkurs pune për 180 pozita të lira.

    KEK-u në konkursin e tyre kërkon 149 teknikë të elektroenergjetikës dhe 31 të tjerë si teknikë të elektrikës.

    Kualifikimet që kërkohen nga aplikantët janë:

    Shkollimi: Shkolla e mesme teknike ose elektroteknike
    Dega/drejtimi/lëmia: Elektroteknika
    Profili:
    1) Elektroteknik i reparteve motorike
    2) Teknik i energjetikes
    3) Teknik i makinave elektrike
    4) Teknik i elektroteknikes (shkollat e vjetra kur kanë qenë si shkollë teknike)
    5) Instalues elektrik
    Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
    Të dëshmojë aftësi për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, iniciativë, vendosmëri, intuitë dhe vëmendje në detaje. Nivel të lartë të etikës profesionale.

    Aplikantët mund të aplikojnë përmes linkut duke klikuar KËTU.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark